Një person është arrestuar në Shtime pasi ka poseduar armë pa leje.
Arrestohet një person në Shtime për armëmbajtje pa leje
“Më datë 26.02.2025, rreth orës 20:20, stacioni policor Shtime ka pranuar një informacion lidhur me posedimin e paautorizuar të një arme zjarri. Sipas informatave, i dyshuari, së bashku me dy persona të tjerë, ndodhej në një vilë në fshatin Topillë, Shtime, ku ishte vërejtur duke ekspozuar armën. Njësia e Hetimeve, e mbështetur nga ekipet reaguese dhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Gjatë këtij operacioni, i dyshuari ka tentuar të largojë armën duke e hedhur jashtë rrugës nga automjeti. Pas një kontrolli të zonës nga ana e policisë, arma e zjarrit është gjetur dhe sekuestruar. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit.”
19 vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“I dyshuari E. A, 19 vjeç është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, sipas detyrës zyrtare dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë. Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar për sigurinë dhe rendin publik dhe inkurajon qytetarët të bashkëpunojnë duke raportuar çdo aktivitet të dyshimtë.”


