Lajme

Arrestohet në Prishtinë personi që kishte 22 urdhërarrestime për vjedhje

08/03/2021 12:29
nga:M K

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda.

Sipas njoftimit ndaj tij janë edhe 22 urdhëresa aktive për vepra të natyrës së njëjtë penale.

Më tutje nga policia thanë se i dyshuari gjatë ikjes nga policia kishte shkaktuar aksident trafiku ku u lënduar katër persona.

“Zyrtarët nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, pas një pune të gjatë hetimore, sot rreth orës 01:00, kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e personit te dyshuar, ndaj të cilit po ashtu janë 22 urdhëresa aktive për vepra të natyrës së njëjtë. Edhe pse personi i dyshuar, gjatë operacionit policor, vazhdimisht ka bërë përpjekje për të ikur nga policia, duke sulmuar zyrtarët policor si dhe në ikje e sipër duke shkaktuar aksident trafiku me lëndime, policia ka arritur që të njëjtin ta arrestoj. Tretman mjekësor pas gjithë ngjarjes u është ofruar 4 personave, qytetarit të lënduar në aksidentin e shkaktuar nga i dyshuari, dy zyrtarëve policor si dhe personit të dyshuar. Personi i dyshuar, F. H, mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas arrestimit me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 03 gusht 2021 – Sot në lagjen Arbëria në Prishtinë, policia ka arrestuar një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda.

Zyrtarët nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, pas një pune të gjatë hetimore, sot rreth orës 01:00, kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e personit te dyshuar, ndaj të cilit po ashtu janë 22 urdhëresa aktive për vepra të natyrës së njëjtë.

Edhe pse personi i dyshuar, gjatë operacionit policor, vazhdimisht ka bërë përpjekje për të ikur nga policia, duke sulmuar zyrtarët policor si dhe në ikje e sipër duke shkaktuar aksident trafiku me lëndime, policia ka arritur që të njëjtin ta arrestoj.

Tretman mjekësor pas gjithë ngjarjes u është ofruar 4 personave, qytetarit të lënduar në aksidentin e shkaktuar nga i dyshuari, dy zyrtarëve policor si dhe personit të dyshuar.

Personi i dyshuar, F. H, mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas arrestimit me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Përveç rasteve të iniciuara sot, Sulm ndaj personit zyrtar dhe Aksident trafiku me lëndime, ndaj të dyshuarit është zgjeruar hetimi edhe për raste të tjera, për të cilat ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti mund të jetë i implikuar.

Strukturat Policore të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës në kuadër të veprimtarisë për përmbushjen e misionit për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike, do të jenë vazhdimisht të angazhuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale si dhe vënien para drejtësisë së personave të implikuar në aktivitetete kriminale.