Lajme

Arrestohet në aeroport kosovari që kishte tri urdhëresa nga gjykata

11/20/2021 11:12
nga:Gazeta Blic

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas policisë, i dyshuari kishte tri urdhër arreste të lëshuara nga gjykata.

Ai është dërguar në burgun e Prishtinës për ta vuajtur dënimin.

“Aeroporti Adem Jashari, Prishtinë 19.11.2021 – 01:04. Në bazë të tri urdhëresave lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Prishtinës”, thuhet në njoftim.