Lajme

Arrestohet mitrovicasi pasi e sulmoi fizikisht zyrtarin policor

02/27/2025 09:34
nga:Y I

Një person është arrestuar të mërkurën në Mitrovicën e Jugut pasi e kishte sulmuar fizikisht një zyrtar policor, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se sulmi kishte ndodhur për arsye të natyrës së punës të zyrtarit policor.

Nuk raportohet për lëndime, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.