Lajme

Arrestohet ministri i Bujqësisë i Ukrainës, dyshohet për korrupsion

04/27/2024 19:30
nga:Mergim Rreci

Ministri i Bujqësisë i Ukrainës, Mykola Solskyi është arrestuar pasi është i dyshuari, për korrupsion në vlerë miliona dollarësh.

Ai po përballet me akuza se ai mori pjesë në sekuestrimin e paligjshëm të tokës shtetërore me vlerë më shumë se 7 milionë dollarë (mbi 6 milionë e gjysmë euro), kur ishte kreu i një kompanie të madhe bujqësore dhe një anëtar parlamenti.

Ai u lirua me kusht, raporton The Guardian.

Solskyi mohon akuzat dhe ofroi dorëheqjen e tij këtë javë, duke premtuar se do të bashkëpunojë me hetimin.