Lajme

Arrestohet kosovari në Jarinje, kishte urdhërarrest nga Gjykata – veprat me të cilat ngarkohet

03/28/2023 20:53
nga:G B

Një mashkull kosovar me inicialet M.J është arrestuar sonte në pikë kalimin kufitar Jarinje, raporton Gazeta Blic.

Policia njofton se ai kishte urdhërarrest aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore dhe ngarkohet me disa vepra penale, si : krim i organizuar, marrje e mitos dhe keqpërdorim i autorizimit.

Njoftimi i plotë:

Sot, në orët e mbrëmjes në pikë kalimin kifitar Jarinje, është ndaluar një mashkull kosovar (M.J.), mbi bazën e urdhërarrestit aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore.

I dyshuari kërkohej mbi dyshimet e bazuara për përfshirje në veprat penale si; krim i organizuar, marrje e mitos dhe keqpërdorim i autorizimit.

Të gjitha veprimet dhe procedurat e mëtejme, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.