Lajme

Arrestohet kosovari, iu konfiskohen mbi 30 kg marihuanë

04/05/2023 20:16
nga:Genita C

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar për përfshirje në veprimtari penale, raporton GazetaBlic.

Të dyshuarit iu kanë dhe konfiskuar tri çanta në të cilat kishte 28 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Pesha e përgjithshme e kësaj lënde është 30 kg e 330 gramë.

Policia ka intervistuar të dyshuarin dhe ndaj tij ka iniciuar rastin ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.