Lajme

Arrestohet Korab Gashi, i dyshuar për grabitjen në Suharekë

07/01/2024 22:35
nga:G B

Sipas burimeve të Televizionit Dukagjini Korab Gashi është arrestuar në mbrëmjen e 1 korrikut, si i dyshuar për përfshirje në grabitjen e argjendarisë në Suharekë, më 22 nëntor të vitit të kaluar.

I dyshuari, Korab Gashi sipas burimeve të TV Dukagjinit është arrestuar rreth orës 21:00 nga Policia e Kosovës.

Korab Gashi ka qenë në arrati që nga nëntori i vitit të kaluar.

Të dyshuarit tjerë që gjinden mbrapa grilave janë Bujar Basha, Leotrim Cakolli, Besart Istrefi, të dyshuar për veprën penale “Grabitje” dhe Trim Baraku për “Armëmbajtje pa leje”.