Lajme

“Arrestohet kameramani, suspendohet polici, ish-bashkëpunëtori i kryeministrit arrestohet”- Ahmeti reagon rreth zhvillimeve të fundit

02/05/2022 21:53
nga:Y I

Njohësi i zhvillimeve politike, Arben Ahmeti, ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit ndodhur në vendin tonë, raporotn Gazeta Blic.

Ahmeti përmend arrestimin e kameramanit, suspendimin e policit, arrestimin e Molliqjat dhe disa zhvillime të tjera të cila i lidh drejtprdrejt me qeverisjen aktuale dhe modelin që po tentohet të instalohet.

“Arrestohet nje kameraman.Suspendohet nje polic per nje status kritikues ne rrjete sociale.Ne secilin agjencion e institucion partia/shtet vendos njerezit e vete. (Disa prej tyre edhe me akuza per ngacmime seksuale).Nje kritik, ish bashkepunetore i kryeministrit, tash krejt i vetem, arrestohet sepse ka guxuar te protestonte.Sherbyesve civil u pergatitet nje agjenci – inspektoriat – sherbim e cila do t’i verifikoje se ku shkojne, ku rrijne, me ke shoqerohen, cfare postojne cfare hajne. Keto, agjencia do i’a raportoje kryeministrit” shkruan Ahmeti.

Reagimi i plotë: