Ish-ministri i Shëndetësisë në Shqipëri, Ilir Beqaj, dhe dy persona të tjerë janë arrestuar mëngjesin e kësaj të enjteje.
Sipas informacioneve paraprake bëhet fjale për abuzime me donacionet e huaja.
Çështja ka lidhje me fondet e drejtorisë SASPAC.
Lidhur me këtë dosje pak muaj më parë u zhvilluan disa kontrolle në disa biznese.
Beqaj doli në komunikime me vartës të tij në kohën kur drejtonte zyrën e SASPAC.
Ish-ministri socialist i shëndetësisë, Ilir Beqaj, ishte prej shumë muajsh me statusin e personit nën hetim dhe paraqitej çdo të premte në SPAK.
/Euronews Albania/