Lajme

Arrestohet i dyshuari, vodhi gjësende të ndryshme në një market

04/11/2025 10:34
nga:Y I

Një person është arrestuar të enjten pasi në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë ka vjedhur gjësende të ndryshme në një market.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se gjësendet e vjedhura i janë kthyer ankuesit.

Ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.