Lajme

Arrestohet i dyshuari se ushtroi dhunë ndaj nënës, kjo e fundit thotë se ai ka çrregullime mendore

10/27/2022 09:55
nga:Genita C

Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar një person në Prizren, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën, ndërsa viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe më pas është intervistuar.

Sipas policisë, viktima ka thënë se i dyshuari ka çrregullime mendore dhe është i dhunshëm

“Është arrestuar i dyshuari pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Sipas viktimës i dyshuari ka çrregullime mendore dhe është i dhunshëm. I dyshuari, fillimisht është i dhënë trajtimi mjekësor dhe më pas është intervistuar. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.