Lajme

Arrestohet i dyshuari se gjatë përleshjes e theri me thikë viktimën

02/12/2024 16:22
nga:G B

Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar E.B (46-vjeç) pasi dyshohet se gjatë përleshjes kishte ther me mjet të mprehtë (brisk) viktimën.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisë, Stacioni Policor Deçan, më 11 shkurt 2024, në mbrëmje është informuar se në rrugën “Haki Povataj” në Deçan ka ndodhur një incident, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Policia menjëherë iu ka përgjigjur vendit te ngjarjes dhe me të arritur në atë lokacion kanë kuptuar se gjatë përleshjes i dyshuari e kishte lënduar viktimën me mjetë të mprehtë ( Brisk) me ç ‘rast i kishte shkaktuar lëndime trupore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për tretman mjekësorë në Spitalin Rajonal në Pejë”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, pas një pune intensive nga hetuesit rajonal, të hënën kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin.

“Pas intervistimit të të dyshuarit në prezencën e avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.