Lajme

Arrestohet i dyshuari që shkaktoi dhunë psikike ndaj një femre

03/14/2023 09:27
nga:Y I

Viktima femër kosovare në Fushë Kosovë ka raportuar në polici se i dyshuari mashkull kosovar është duke shkaktuar dhunë psikike ndaj saj si dhe posedon një armë.

Organet e rendit njoftojnë se nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.