Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se është arrestuar personi me iniciale L.B., i dyshuar për vrasjen e të riut Albert Muja, ngjarje kjo e ndodhur me 29 tetor 2021.
Me urdhër të prokurorisë i dyshuari është ndaluar, dhe brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.


