Lajme

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë në vitin 2020 në Gjilan

01/26/2023 12:06
nga:Astrit Gashi

Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan njofton se pas një pune hetimore mirë të organizuar dhe veprimeve operacionale ka arritur që të lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin shqiptar F.H. (1983).

Arrestimi i tij është bërë pasi i njëjti dyshohet se ka qenë i involvuar në një rast ,,Vjedhje rëndë’’ dhe ,,Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armës’’ i ndodhur me datën 14.09.2020 në një lokal afarist në Gjilan.

I njëjti po ashtu ishte në kërkim policor edhe në bazë të një urdhër arrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan.

“Pas arrestimit i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Nga Prokurori i Shtetit ndaj tij është lëshuar masa e ndalimit për 48 orë”, njofton policia.