Lajme

Arrestohet i dyshuari për të cilin është kërkuar bashkëpunim nga qytetarët

02/04/2025 12:46
nga:N K

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në bazë të autorizimit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, më 17 dhjetor 2024 publikoi fotografinë e një personi të dyshuar për një rast vjedhjeje, me synimin për ta identifikuar dhe arrestuar.

Pas veprimeve intensive operative dhe hetimore, i dyshuari me inicialet T. T., i lindur në vitin 2005, u arrestua dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje.

“Policia e Kosovës shpreh falënderim të veçantë për kontributin e mediave dhe angazhimin e qytetarëve në bashkëpunim, duke theksuar rëndësinë e vazhdueshme të këtij partneriteti për garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së përgjithshme”, thuhet në njoftim.