Lajme

Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një të miture në Gjakovë

04/08/2026 09:06
nga:Sh R

Një e mitur është sulmuar seksualisht nga një i dyshuar javën e kaluar në Gjakovë.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Gjakovë  01.04.2026 – NN. Më 07.04.2026 viktima femër  kosovare (e mitur) ka njoftuar  se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.