Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë, i cili dyshohet se ka ngacmuar përmes telefonit një të mitur më 11 nëntor, përcjell GazetaBlic.
“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Prishtinë 11.11.2024 – 23:46. Më 19.11.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për arsye se i njëjti e kishte ngacmuar përmes telefonit viktimën femër kosovar e (e mitur). I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje“, thuhet në njoftim.