Lajme

Arrestohet i dyshuari për dhunë të vazhdueshme ndaj një burri dhe një gruaje

02/26/2024 09:11
nga:N K

Të dielën në Podujevë një grua dhe një burrë kanë raportuar se një person po ushtron dhunë ndaj tyre.

“Dy viktimat, një mashkull dhe një femër kosovar, kanë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë ndaj tyre”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”./KlanKosova/