Lajme

Arrestohet i dyshuari në Zveçan për armëmbajtje pa leje

10/22/2024 10:17
nga:N K

Në fshatin Vallaq të Zveçanit, gjatë kontrollit nga policia në shtëpinë e të dyshuarit, i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 32 fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedon leje valide.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar.