Lajme

Arrestohet i dyshuari në Vushtrri për posedim droge

10/07/2023 11:02
nga:Sh R

Dje rreth orës 21:00 në Vushtrri, është arrestuar një person pasi i janë gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike.

Sipas raportin të Policisë, të dyshuarit i është konfiskuar 8.2 gram substancë narkotike.

Me vendim të prokurorit dhe pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.