Lajme

Arrestohet i dyshuari në Ferizaj, shantazhoi një femër me publikimin e disa videove

02/08/2023 08:56
nga:Astrit Gashi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në Ferizaj.

Deri tek arrestimi i tij erdhi për shkak se i njëjti përmes rrjeteve sociale ka shantazhuar me publikimin e video incizimeve, viktimën femër.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Ferizaj 05.02.2023 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që përmes rrjetit social ka shantazhuar me publikimin e video incizimeve viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.