Lajme

Arrestohet i dyshuari irakian në Graçanicë, konsumoi pije në një lokal dhe nuk e kreu pagesën

01/10/2024 09:09
nga:N K

Është arrestuar një i dyshuar irakian sepse në një lokal kishte konsumuar një sasi të pijeve alkoolike dhe joalkoolike dhe nuk e kishte kryer pagesën.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur në Preoc të Graqanicës.

I dyshuari nuk është intervistuar për shkak se ishte në gjendje të dehur.

“Fsh. Preoc, Graqanicë  09.01.2024 – 23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull irakian për shkak se kishte marrë nga një lokal dhe kishte konsumuar një sasi të pijeve alkoolike dhe joalkoolike dhe nuk kishte kryer pagesën. I dyshuari nuk është intervistuar për shkak se ishte në gjendje të dehur. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.