Showtime

Arrestohet i dyshuari i tretë për planifikimin e sulmit në koncertin e Swift

08/09/2024 18:40
nga:N K

Zyrtarët austriakë të sigurisë thonë se një 19-vjeçar po planifikonte të vriste “një turmë të madhe njerëzish” në një sulm vetëvrasës në një koncert të këngëtares me famë botërore, Taylor Swift në Vjenë.

Zyrtarët thonë se adoleshenti i cili më parë ishte zotuar për besnikëri ndaj grupit të Shtetit Islamik (IS) – rrëfeu se “kishte ndërmend të kryente një sulm duke përdorur eksploziv dhe thika”, raporton BBC.

Ai është një nga tre të dyshuarit e arrestuar të mërkurën. Një i katërt i dyshuar, 18 vjeç dhe një i njohur i të dyshuarit kryesor, u arrestua të enjten.

Tre shfaqjet e shitura të Swift në stadiumin Ernst Happel janë anuluar. Më shumë se 195 mijë njerëz pritej të merrnin pjesë.