Lajme

Arrestohet gruaja në Prishtinë, shkrep katër plumba me revole në dasmë

08/14/2021 09:17
nga:M K

Një rast i pazakontë është raportuar dje në Policinë e Kosovës.

Këta të fundit kanë bërë të ditur se e dyshuara femër kosovare, në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri.

Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një armë me një karikatorë të zbrazët dhe katër gëzhoja.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt dhe e dyshuara lirohet.

Nipi ia keqpërdor kartelën e bankës, prishtinasi e lajmëron në polici