Lajme

Arrestohet gjakovari që e detyroi gruan të merret me prostitucion

01/21/2022 11:13
nga:Gazeta Blic

Një person është arrestuar të enjten në Gjakovë, pasi që dyshohet se ka detyruar bashkëshorten e tij për ushtrim të veprimtarisë së prostitucionit.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se i dyshuari më inicialet L.P., e ka detyruar gruan e tij për ushtrimin e kësaj veprimtarie duke i dërguar klientë.

Sipas prokurorisë nga kjo i dyshuari ka fituar të holla dhe të mira materiale nga disa persona.

“I pandehuri L.P., me urdhër te prokurorit kujdestarë, është ndaluar për 48 orë, dhe ndaj te njëjtit do te paraqitet kërkesë për caktimin e paraburgimit, në Gjykatën kompetente”, thuhet në njoftimi e prokurorisë.