“Radja Nainggolan u arrestua nga policia e Brukselit mëngjesin e sotëm, të hënën 27 janar ”; kjo është ballina e mediave kryesore në Belgjikë.
Sipas asaj që raportohet nga mediat vendase, Nainggolan, i cili së fundmi është rikthyer për të luajtur në Serinë B në vendin e tij , është përfshirë në një hetim për trafik droge.
Arrestimi i Nainggolan është pjesë e një hetimi më të gjerë për krimin e organizuar, të fokusuar në shpërndarjen e kokainës në Belgjikë. Për momentin hetimet janë ende në vazhdim. Akuza do të ishte ajo e trafikut ndërkombëtar të drogës. Në mëngjes u kryen 30 kontrolle midis Antwerpen dhe Bruksel. Prokurori Julien Moinil shpjegoi: “Hetimi bazohet në faktet e dyshuara të importimit të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë nëpërmjet portit të Antwerp-it dhe shpërndarjes në Belgjikë.”
Nainggolan është në mesin e të arrestuarve dhe “në lidhje me prezumimin e pafajësisë, nuk do të jepet asnjë informacion i mëtejshëm”.
/GazetaBlic Sport