Lajme

Arrestohet Dardan Molliqaj dhe pesë aktivistë të PSD-së

09/07/2021 10:33
nga:Y I

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe pesë anëtarë të këtij subjekti politik, janë arrestuar pak minuta më parë nga Polcia, raporton Gazeta Blic.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi.

Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistët e PSD-së, pasi të njejtët kanë kundërshtuar paraqitjen për media të kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova.

Momenti kur Policia arreston aktivistët e PSD-së që penguan konferencën e Trëndafilovës