Lajme

Arrestohet burri që dyshohet se sulmoi gruan me sëpatë në Lipjan

11/24/2025 14:11
nga:G B

I dyshuari për sulmin me sëpatë ndaj gruas së tij në Gadime të Epërme të Lipjanit është arrestuar sot.

Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila njofton se arrestimi është kryer rreth orës 12:30.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari kishte Urdhër për Mbrojtje aktiv në momentin kur dyshohet se ka kryer sulmin.

Rasti po hetohet si “vrasje në tentativë”.