Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, dyshohet se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes se tij.
Me vendim të prokurorisë i dyshuari është dërguar në mbajtje, raporton PK.
‘‘DHUNË NË FAMILJE Prishtinë / 08.04.2025 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje’’, ka njoftuar Policia.


