Lajme

Arrestohet burri në Gjakovë për bashkëjetesë me të mitur

08/21/2022 09:33
nga:G B

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Gjakovë, i dyshuar për bashkëjetesë me një të mitur.

Sipas njoftimit  të PK-së, i dyshuari është arrestuar  derisa viktima e mitur është shtatzënë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ndaj tij është iniciuar si “bashkësi jashtëmartesore me person nën moshën 16-vjeçare”.