Showtime

Arrestohet aktori i njohur, kjo është arsyeja

03/30/2022 17:34
nga:G C

Aktori i famshëm Ezra Miller është arrestuar në një bar në Hawaii pasi dyshohet se ka pasur një përplasje me disa persona të tjerë. 29-vjeçari u akuzua për sjellje të papërshtatshme.

Siç raportojnë mediat e huaja, aktori është irrituar nga disa njerëz që po këndonin karaoke.

“Miller filloi të bërtiste dhe në një moment i rrëmbeu mikrofonin një vajze 23 vjeçare që këndonte karaoke dhe më vonë reagoi ndaj një 32-vjeçari që luante me shigjeta”.

Aktori pritet të luajë rolin e superheroit në filmin “The Flash” që do të dalë në vitin 2023.