Policia ka arrestuar në kufirin Kosovë-Shqipëri, aktivistin e PSD-së, Frashër Krasniqi, raporton Gazeta Blic.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.
“Policia e ka arrestuar para pak çastesh edhe aktivistin tjetër Frashër Krasniqi, në kufirin Kosovë – Shqipëri. Sikurse dje, me aktivistët Donjeta Demolli dhe Gëzon Kastrati, përndjekja e këtij pushteti vazhdon edhe sot me rastin e Frashër Krasniqit” shkruan Molliqaj.
“Për PSD-në Asociacioni është i papranueshëm. Tash që rezistenca ndaj kësaj marrëveshje do të rritet, ky pushtet e ka filluar përndjekjen. Këto metoda autoritare të frikësimit, nuk na ndalin. Me të tilla arrestime të paligjshme, rezictenca jonë nuk zvogëlohet.Ne nuk do të ndalemi asnjëherë.Kërkojmë lirimin e menjëhhershëm të Frashër Krasniqit” shkruan Molliqaj raporton Gazeta Blic.
Postimi i plotë:


