Lajme

Arrestohet 65-vjeçari në Prizren, në shtëpi iu gjet granatë dore dhe armë zjarri

3 ditë më parë
nga:G C

Sektori i hetimeve rajonale ne Prizren, kanë arritur që të identifikojnë të dyshuarin: B.K., 65-vjeçar, i cili në shtëpinë e tij, sipas policisë posedon granata dore dhe arme zjarri.

Pas pranimit të informatës, është njoftuar prokurori i shtetit lidhur me ketë rast, është siguruar Urdhëresë nga Gjykata Themelore në Prizren për Urdhër kontroll të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse.

“Me 02.04.2025, është realizuar Urdhëresa për Urdhër kontroll, gjate kontrollit te shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: një granatë dore e modelit F1 si dhe një pistolete me gaz BLOW F92 9mm P.A.K, një karikator me nëntë (9) fishekë. Granata e dorës është tërheq nga njësit i NJTME i Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit i njëjti është ndaluar për 48 orë.

“Ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘Mbajtje ne pronësi, kontroll, posedim te paautorizuar te armeve’”.