Lajme

Arrestohet 64 vjeçari nga Kaçaniku që dyshohet se trafikoi viktimën për shërbime seksuale

02/09/2022 08:33
nga:Y I

Policia në Kaçanik mbrëmë, pas një informacioni inteligjent, ka arrestuar në shtëpinë e tij personin e kërkuar me inicialet B.B të moshës 64 vjeçare.

Ai ishte i kërkuar, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Shërbime seksuale nga viktima e trafikimit’’ me dënim burgimi prej tre (3) viteve.

Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

 

Alarmon avokati i Thaçit: Në Hagë po tentohet të rishkruhet historia e Kosovës