Lajme

Arrestohet 58-vjeçari në Gjakovë, Policia i gjen armë e municion

06/28/2022 13:14
nga:Astrit Gashi

Rastin në Polici e ka raportuar dje viktima dhe më pas njësitet relevante kontrolluar shtëpinë e të dyshuaritm në Osek Hilë, ku kanë sekuestruar një pushkë gjuetie të kalibrit 12 mm, një pushkë ajrore e kalibrit 5.5 mm dhe 20 copë fishekë.

58-vjeçari, me urdhër të prokurorit, është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosje”

Policia e Kosovës ka publikuar edhe fotografinë e armëve dhe municionit të sekuestruar.