Lajme

Arrestohet 47 vjeçari në Drenas, ngacmoi seksualisht një vajzë

12/17/2021 20:06
nga:M K

Një person me inicialet B.E., 47-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmim seksual”.

Në lidhje me rastin Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima nga Drenasi ka raportuar dje në polici se është ngacmuar seksualisht nga një person i panjohur.

Policia ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast njësitë relevante policore kanë arritur ta identifikojnë veturën e të dyshuarit.

Ndërkohë, me rastin është njoftuar edhe prokurori.

Vdes një grua dhe një tjetër lëndohet rëndë, u goditën nga vetura në rrugën Prishtinë – Ferizaj