Lajme

Arrestohet 43-vjeçari i dënuar me 4 vjet burgim në Prishtinë

08/10/2026 09:01
nga:G B

Njësia e Arrestimeve e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë të Kryeqytetit, ka arrestuar një person të kërkuar.

Sipas Policisë së Kryeqytetit, bëhet fjalë për N.L., 43 vjeç, i dënuar me katër vite burgim për veprat penale “Shmangia nga tatimi” dhe “Falsifikim i dokumentit”.

I njëjti kishte edhe një urdhërarrest aktiv. Njësitet relevante kanë vazhduar me procedurat e nevojshme ndaj personit të arrestuar.