Lajme

Arrestohet 30 vjeçari në Ferizaj, vodhi mjete pune në vlerë 7 mijë euro

08/17/2021 10:08
nga:M K

Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit e sektorit rajonal të hetimeve nga Drejtoria rajonale në Ferizaj, pas një pune të suksesshme operative, kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë njërin nga personat e dyshuar për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së rëndë .

I dyshuar , G.H. (m/shtetas i Republikës së Shqipërisë, 30 vjeç),në bashkëpunim me disa persona të dyshuar , me datën m12.08.2021, rreth orës 04:50 minuta, në Ferizaj rruga ,,Sali Qeku” kanë hy me forcë në lokalet e një kompanie ndërtimore dhe kanë vjedhur mjete pune në vlerë 7.000 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Pas intervistimit, prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë ndaj të dyshuarit, kurse lidhur me rastin janë duke vazhduar hetimet për personat tjerë.