Lajme

Arrestohet 23 vjeçari i dënuar me 14 muaj burgim nga Gjykata në Prizren, dërgohet në burg

02/10/2026 13:18
nga:Y I

Policia në Prizren e ka arrestuar 23 vjeçarin, E.R., të dënuar me 14 muaj burg efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit për shitblerje narkotikësh.

“Më datë 09.02.2026, policët e njësitit për realizimin e urdhëresave të Stacionit Policor Prizren-Veri, pas veprimeve operative–hetimore dhe duke vepruar sipas një plani taktiko-operativ, kanë arritur që të realizojnë urdhëresën e gjykatës dhe është dërguar në burg i dënuari E.R., mashkull , 23 vjeçar nga Korisha e Prizrenit. I njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte i dënuar me 14 muaj burg efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit. I arrestuari është dënuar me 14 muaj burg për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267, paragrafi 2 i KPRK-së.”

Ai është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit.