Lajme

Arrestohet 22-vjeçari i dyshuar për vrasje në tentativë në Gjakovë

05/25/2023 15:21
nga:Genita C

Është arrestuar A.N, 22-vjeçari, pasi që i njëjti kishe qëlluar me armë zjarri një person në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë.

Policia ka bërë të ditur, se viktima është dërguar në spitalin Rajonal në Gjakovë dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

“Njësitet e nevojshme policore menjëherë ju kanë përgjigjur rastit ku në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja si dhe është kuptuar se viktima mashkull i moshës madhore ishte qëlluar me armë zjarri. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë, dhe nga personeli mjekësore jemi njoftuar se gjendja e tij shëndetësore për momentin është stabile (jashtë rrezikut për jetë)”, thuhet në njoftim.

Po ashtu nga i dyshuari është konfiskuar edhe një armë e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe dy fishekë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurorit i shtetit me vendimin e të cilit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë si dhe është iniciuar rast “Vrasje në tentativë”.

Ndryshe, teve1.info ka raporuar më herët për këtë plagosje në Gjakovë.