Pasditen e djeshme policia në Prizren kishte pranuar informacion se në rrugën “Xhavit Bajraktari” një i dyshuar, i cili ishte në arrest shtëpiak me urdhër të gjykatës, ishte duke ushtruar dhunë në familje.
Pasi njësitë policore ju përgjigjen thirrjes i dyshuari nuk iu bind urdhrit të policisë, madje mbante një thikë kuzhine në dorë duke i kërcënuar policinë për lëndime të zyrtarëve dhe vetës së tij.
Meqë i dyshuari është recidivist i veprave penale dhe mund të paraqesë rrezik në vendin e ngjarjes reaguan njësia profesionale e Njësisë së Reagimit të Shpejtë derisa personi i dyshuar u arrestua në vendin e ngjarjes dhe në cilësinë e provës materiale i është sekuestruar një thikë kuzhine rreth 15 cm.
I dyshuari H.L, i lindur në vitin 2003, është intervistuar në prezence të avokatit mbrojtës.
Pas deklarimit policia e informoi Prokurorin e Shtetit i cili lëshoi aktvendim për ndalim në afat prej 48 orësh. Rasti është nën hetime.