Lajme

Arrestohen tri femra e dy meshkuj, nën dyshimin për “trafikim me njerëz”

10/26/2021 10:20
nga:N M

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore- Njësia në Pejë, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, pas raportimit të një rasti nga viktima femër kosovare, ka zhvilluar një hetimi intensiv.

Kështu, më 25.10.2021, hetuesit policorë kanë arrestuar pesë persona të dyshuar, tri femra e dy meshkuj, të gjithë kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz’’.

Të arrestuarit në këtë rast janë:

M.I., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar)
I.M, (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar)
E.Z., (vitii lindjes 1991, femër kosovare)
M.Xh., (viti i lindjes 2003, femër kosovare)
A.B. (viti i lindjes 2004, femër kosovare)

Policia si provë materiale ka konfiskuar: dy revole, një sasi të vogël të substancës që dyshohet të jetë narkotike, disa gëzhoja, dy automjete dhe dy telefona mobil.

Lidhur me këtë rast, viktima (femër) e trafikimit është intervistuar në prezencën e punëtorit të Qendrës për Punë Sociale (QPS-së), si dhe mbrojtësit të viktimave, rasti është trajtuar sipas procedurave standarde, përfshirë dërgimin në strehimoren e dedikuar për viktimat e trafikimit.

Me aktvendim të prokurorit katër të dyshuarit e parë janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë, kurse e dyshuara A.B., do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale që përcakton me kod penal dhe do të vazhdojë.

Prokuroria kërkon paraburgim për burrin që e rrahu një grua në një market në Prishtinë