Lajme

Arrestohen tre të mitur në Prishtinë, nën kërcënimin e thikës i kërkuan para një gruaje

05/12/2024 09:08
nga:G B

Janë arrestuar tre të mitur në Prishtinë, pasi të njëjtit nën kërcënimin e thikës i kanë kërkuar para një gruaje.

Policia ka bërë të ditur se tre të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë-të mitur, nën dyshimin se të njëjtit  nën kërcënimin e armës-thikës, viktimës femër kosovare i kanë kërkuar para”.

“Gjatë kontrollimit te njëri prej të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet tutje në raportin e policisë.