Lajme

Arrestohen tre të dyshuar, sekuestrohet një sasi narkotike mbi 3 mijë euro

07/06/2023 22:54
nga:G B

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar dhe ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike në një operacion kundër trafikimit të lëndëve narkotike.

Hetimet ishin realizuar në fshatin Mazgit dhe në Obiliq.

Në rezultat të kontrollit të personave dhe banesave të dyshuarve, autoritetet kanë gjetur dhe konfiskuar një sasi të madhe të drogës, si dhe armë dhe para të gatshme.

“Operacioni policor kishte synim arrestimin e personave të dyshuar dhe konfiskimin e lëndëve narkotikë që dyshohej se po trafikohej nga ta. Te një pikë-karburantesh është arritur të arrestohet i dyshuari: V.D., (viti i lindjes 1995, mashkull kosovar), kurse në Obiliq janë arrestuar edhe E.A., (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar) dhe D.K., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar)”, thuhet në njoftim.