Lajme

Arrestohen tre shqiptarë në Itali, u kapën me tre kilogramë heroinë

12/21/2021 20:27
nga:M K

Tre shqiptarë kanë rënë në duart e policisë italiane. Atyre iu gjetën tre kilogramë heroinë të fshehur në makinë.

Tre shqiptarët, të cilët po udhëtonin me një makinë, u panë duke lëvizur përgjatë rrugës shtetërore ‘106 Jonica’ me shpejtësi të madhe në zonën e Crotones.

Disa patrulla të policisë janë nisur menjëherë në ndjekje të mjetit, i cili ka vazhduar deri në hyrjen veriore të qytetit, ku agjentët kanë mundur të ndalojnë makinën dhe të kontrollojnë pasagjerët.

Tre shtetasit shqiptarë, të bllokuar, u kontrolluan dhe iu gjetën tre kilogramë heroinë të ndarë në doza të vogla, shkruan TC.

Më pas ata u shpallën të arrestuar dhe më pas u dërguan në Burgun “Catanzaro”.