Lajme

Arrestohen tre persona të dyshuar dhe identifikohet grupi kriminal i cili ka kryer dhjetëra vjedhje në lokacione të ndryshme

07/06/2021 15:48
nga:M K

Janë arrestuar tre persona të dyshuar për vjedhje të shumta në lokacione të ndryshme.

Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, përcjell GazetaBlic.

Tutje, thuhet se me urdhëresë të gjykatës kompetente në Ferizaj janë aplikuar masat e fshehta ndaj të dyshuarve, të cilët kanë qenë nën hetim dhe vëzhgim policor, të cilët dyshohen për përfshirje në dhjetëra vepra penale të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda të kryera në rajone të ndryshme, me ç ‘rast janë arrestuar tre (3) persona të dyshuar.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë.

Negociatat me BE-në, Ursula von der Leyen: Një premtim i dhënë duhet mbajtur

/GazetaBlic/