Lajme

Arrestohen tre persona për grabitje në Prizren, një ende në kërkim- Detaje nga rasti

02/05/2026 16:31
nga:Genita C

Policia ka njoftuar se më 3 shkurt ka pranuar një ankesë lidhur me një rast të grabitjes. Dy viktima kanë deklaruar se tre persona të maskuar dhe të armatosur i kanë kanosur dhe ia kanë grabitur paratë që kishin me vete.

“Me datë 03.02.2026, rreth orës 01:10, Policia ka pranuar një ankesë nga dy viktima (një mashkull dhe një femër) lidhur me një rast të grabitjes. Sipas deklarimeve të viktimave, tre persona të maskuar dhe të armatosur me thikë dhe pistoleta, duke i kanosur, u kanë marrë një shumë parash që ata kishin me vete.”

Pas hetimeve policia ka identifikuar katër të dyshuar, tre prej të cilëve i ka arrestuar ndërsa një është ende në kërkim policor.

“I dyshuari Nr.1 është arrestuar pranë një lokali në Prizren. Gjatë bastisjes, në trupin e tij është gjetur një armë, ndërsa në automjetin e tij janë gjetur një armë tjetër, dy maska, doreza dhe rroba të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjes. Me një plan taktik të mbështetur nga njësit tjera, edhe dy të dyshuar të tjerë janë arrestuar në një lokacion tjetër në Prizren. Me urdhër të Prokurores së rastit, janë realizuar bastisje në shtëpitë e njërit prej të dyshuarve dhe në një lokal, ku janë gjetur prova shtesë.”

Dy nga të dyshuarit e kanë pranuar që e kanë kryer veprën penale.

“Dy nga të dyshuarit, në prezencë të avokatëve mbrojtës, kanë pranuar veprën e kryer. Me urdhër të Prokurorit kujdestar, tre të dyshuarit: K.K. (20 vjeç), Sh.G. (20 vjeç), L.G. (36 vjeç) janë ndaluar për 48 orë. I dyshuari i katërt, V.S., nuk është hasur në shtëpi dhe aktualisht gjendet në arrati. Rasti vazhdon të hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve – Prizren, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit.”