Lajme

Arrestohen tre persona në Prishtinë, sulmuan tre fqinj

12/25/2023 09:07
nga:N K

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht tre fqinj të tyre.

Kjo dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshje.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

“Prishtinë 24.12.2023-15:10. Janë arrestuar tre të dyshuar kosovar pas një mosmarrëveshje me fqinjët e tyre – tre viktimat meshkuj kosovar, me të cilët janë konfrontuar fizikisht dhe u kanë shkaktuar lëndime. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësorë, ndërsa (tre) të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar janë dërguar në mbajtje.”